75 Mall Live Search
23:16 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Bet365: Kosova i shënon 5 gola Maltës, Spanja vetëm 2

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të befasojë të gjithë me paraqitje të mira, e që këtë ta mësojnë edhe tjerët jashtë Kosovës është duke u përkujdesur bet365.

Kompania e njohur britanike e basteve sportive online, i kushton një rëndësi të veçantë Kosovës sa herë që ajo luan.

Në faqen e saj në Twitter, bet365, poston gjëra interesante pas çdo ndeshje, postimet zakonisht pasqyrojnë sukseset e “Dardanëve” dhe tallën me kundërshtarët e tyre.

Dy ditë më parë Spanja ka luajtur ndaj Maltës në kuadër të kualifkimeve për EURO 2020, ndërsa ka fituar me rezultat minimal 2-0.

Me Malten kishte luajtur edhe Kosova pesë muaj më parë, ku e kishte mposhtur me rezultat bindës 0-5, shkruan IndeksOnline.

E ky dallim në rezultat mes fitores së Kosovës dhe të asaj të Spanjës (e cila është një nga kombëtare më të mira në botë), nuk i ka ikur faqes së kompanisë së njohur britanike bet365.

Nëntor: Malta 0-5 Kosova
Mars: Malta 0 – 2 Spanja