75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Beteja me Covid19/ Sa mantelbardhë u infektuan në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë

Numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë kohët e fundit ka shënuar rritje.

Ata që më së shumti po konsiderohen të rrezikuar nga ky virus, janë mantelbardhët, të cilët janë krye të detyrës vazhdimisht.

Sipas SHSKUK-së, deri tani me koronavirusin janë infektuar gjithsej 1mijë e 696 punëtorë shëndetësorë.

“Sipas raportit të hartuar nga SHSKUK-ja, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, janë të infektuar gjithsej 1.696 punëtorë, përfshirë 1051 infermierë-e, 446 mjekë dhe 199 punëtorë tekniko-administrativë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së, dhënë IndeksOnlinet.

Ndërkaq, betejen me Covidin-19, raportohet të kenë humbur 8 mantelbardhë.

“Po sipas po të njëjtit raport deri tani janë të raportuar 8 punëtorë të vdekur nga Covidi-19, prej tyre 3 mjekë, 3 punëtorë tekniko-administrativë dhe 2 infermmierë-e”, bën me dije SHSKUK-ja.

Vlen të përmendim faktin se gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 561 raste të reja me Covid-19, si edhe 11 raste të vdekjes. /IndeksOnline/