16:43 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Beteja me koronavirusin/16 mjekë vullnetarë nga komuna e Prizrenit, do t’i bashkohen kolegëve të tyre

Në këtë situatë të krijuar si pasojë e pandemisë koronavirus, të gjithë janë solidarizuar, por sigurisht puna më e madhe po bëhet nga mjekët e infermierët.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit Visar Shehu, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se tashmë 16 mjekë vullnetarë nga kjo komunë janë lajmëruar të punojnë si vullnetar përkrah kolegëve të tyre, përcjellë Indeksonline.

Ky është njoftimi i Shehut:

Sot pranova nje njoftim nga Ministria e Shendetesise, u njoftova per listen e mjekeve qe kane shprehur gatishmeri per te na ndihmuar si vullnetare per shkak te situates neper te cilen po kalon Republika.

Jane 16 mjek vullnetare nga Komuna e Prizrenit qe jane lajmeruar vullnetar.

Si drejtor i Shendetesise, falenderoj nga zemra te gjithe mjeket vullnetare e ne vecanti mjeket vullnetare te Komunes se Prizrenit.

Ky vullnetarizem na ep optimizem dhe shprese se do i’a dalim me kete situate ashtu sikunder i’a kemi dalur gjer me tani.