07:43 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / OSH

Beteja mes cjapit të egër dhe ariut në Kanada, kafsha mishngrënëse mendoi se do ta ketë të lehtë – por i kushtoi me jetë

Një lajm vjen nga Kanadaja që ka habitur pothuajse të gjithë e në veçanti gjuetarët – bëhet fjalë për betejën mes cjapit  të egër dhe një ariu që u përleshën në parkun kombëtar në British Columbia – ku fitimtar doli cjapi.

Zyrtarët e parkut e kanë përshkruar këtë betejë si diçka të rrallë, e disa orë më vonë punonjësit e parkut e kanë gjetur ariun e ngordhur, transmeton Telegrafi.

Në natën e 4 shtatorit, u gjet ariu i ngordhur të cilit cjapi ia kishte ngulur brinjët në bark – e pavarësisht që peshonte mbi 70 kilogramë, humbi betejën nga cjapi.

“Cjapi i egër ka brinjë të mëdhenj dhe janë shumë të mprehtë”, ka shpjeguar David Laskin për mediat lokale.

“Kur arinjtë sulmojnë fokusohen në kokë, kraharor dhe qafë, e reagimi i cjapit ishte duke u mbrojtur me brinjët që iu ngulën në bark dhe qafë”, ka shtuar Laskin.