16:37 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Betejë divash, Cardi B, Lady Gaga dhe Katy Perry në ‘luftë’ për dukjen më të mirë në ‘Grammy’

Nata më e madhe e muzikës në botë nxjerr në pah disa nga momentet më të paharrueshme të modës.

Dhe yjet që morën pjesë nuk zhgënjyen kur pushtuan qilimin e kuq të ndarjes së 61-të ndrajes së çmimeve Grammy që u mbajt në Los Anxheles të dielën mbrëma.

Ishin pikërisht Cardi B, Lady Gaga dhe Katy Perry ato që ishin në ‘luftë’ për t’u dukur sa më bukur në tapetin e kuq, shkruan Indeksonline.

Duke u dukur si Aphrodita , e mbushur me perla të grumbulluara në majë të kreut të saj dhe një fustan të ngjashëm me guackën, reperja e njohur Cardi B kishte nevojë për pesë asistentë për ta ndihmuar atë të ecur. 

Këngëtarja e hitiy ‘Bodack Yellow’ dëshmoi se gjërat lidhje me rapperin Migos Offset dhe saj ishin rregulluar pasi ata u paraqiten të lumtur së bashku.

Në anën tjetër, këngëtarja Lady Gaga rrezatoi glamurin e argjendtë të ekranit ndërsa ajo u shfaq në qilimin e kuq në veshje të markës Celine, e freskët nga fitorja e saj për A Star It Born ajo dukej mahnitëse.

Ndërsa, Katy Perry u shfaq engjëllore në një veshje ngjyrë rozë të Balmain me një skaj të ftohtë pambuku karamele dhe pjesën lart prej argjendi.

Kujtojmë që në ndarjen e çmimeve ‘Grammy Awards’ shkëlqyen edhe dy vajzat shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha./Indeksonline