75 Mall Live Search
20:34 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / H F

Betejë ndaj plagjiaturës dhe revistave mashtruese, Universiteti i Prishtinës do të blejë platformë verifikimi

Universiteti i Prishtinës ka shpallur kontratën për blerjen e një licence softuerike që do të mundësojë qasjen në platforma të specializuara për verifikimin e revistave shkencore me praktika editoriale joetike, të dyshimta apo mashtruese, si dhe për zbulimin dhe parandalimin e plagjiaturës.

Sipas njoftimit të publikuar nga autoriteti kontraktues, kontrata publike kornizë do të ketë një kohëzgjatje prej 36 muajsh dhe është e ndarë në dy lote, transmeton IndeksOnline.

This image has an empty alt attribute; its file name is image-24.png

Vlera e parashikuar e kontratës është 90,000.00 euro, dhe përfshin furnizimin me licenca për qasje në platforma softuerike që mbulojnë të gjitha funksionalitetet e nevojshme.

This image has an empty alt attribute; its file name is image-25.png

“Verifikimin e besueshmërisë së revistave shkencore, identifikimin e praktikave editoriale joetike si dhe zbulimin dhe parandalimin e plagjiaturës në punimet akademike”

Ky projekt pritet të forcojë integritetin akademik dhe cilësinë e publikimeve kërkimore në Universitetin e Prishtinës, duke ndihmuar stafin dhe studentët të shmangin botimet në revista të rreme apo të dyshimta dhe të përmirësojnë standardet shkencore në nivel institucional.

This image has an empty alt attribute; its file name is image-26.png