75 Mall Live Search
09:52 / E Premte, 13 Maj 2022 / B O

“Beti e shëmtuar” rikthehet pas 21 vjetësh me sezonë të re

Një lajm i mirë mbërrin për dashamirët e serialeve dhe telenovelave.

“Beti e shëmtuar” do të rikthehet përsëri në ekran.

Ana María Orozco( Betty) dhe Jorge Enrique Abello(Armando) do të jenë pjesë e serialit i cili do të prodhohet nga Onceloops Media.

Mesa duket, këto dy kompani kanë përgatitur një projekt inovativ në të cilin do të prezantojnë dy versione të së njëjtës histori, me qëllim që ta çojnë shikuesin në një rrugë spekulimesh dhe misteresh, në mënyrë që t’u përgjigjen pyetjeve për të ardhmen e çiftit kryesor.

“Është një projekt i paprecedentë ku shikuesi do të përballet me një eksperiencë imagjinare në ekran si kurrë më parë. Pyetja e madhe është: a do të divorcohet çifti më ikonë në botën e telenovelave?” Përshkruan deklaratën e kompanisë për portalin Produ , e cila konfirmoi ribashkimin në setin e regjistrimit të Orozco dhe Abello, 21 vjet pas “Ugly Betty” .

Edhe pse për momentin këta dy personazhe nuk e kanë përmendur projektin në rrjetet sociale apo njoftimet zyrtare, kompanitë që ndajnë bashkëprodhimin e serialit pohuan se kanë pritshmëri të më dha për historinë më të re të çiftit të famshëm.