75 Mall Live Search
18:07 / E Premte, 22 Tetor 2021 / A. M.

Betimi i ushtarëve të rinj të FSK-së, sot në Ferizaj

180 ushtarë të rinj janë betuar sot në Ferizaj.

Indeksonline ju sjell pamje:

Betimi është si në vijim:

“Betohem solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës, se do t’iu bindem urdhrave të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe oficerëve tjerë mbi mua, në pajtim me ligjin, dhe se do t’i kryej detyrat e mia me zell, nder dhe dinjitet. Betohem solemnisht se do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t’i shërbej popullit dhe Atdheut tim, dhe për mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën time! Betohem!“.