75 Mall Live Search
09:12 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / G T

“Betohem për kokë të fëmijëve”, Watkins për golin: I thashtë Cole Palmerit se ai do asistonte, unë do shënoja!

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore mbrëmë në ndeshjen ndaj Holandës me rezultatin 2:1 në gjysëmfinale të Euro 2024.

Ollie Watkins shënoi në minutat e fundit një gol tejet të bukur, duke dërguar “Tre Luanët” në finalen e madhe të Euro 2024, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Watkins tha se e ndjente se do shënonte gol.

“Betohem për kokë të fëmijëve, për jetën time. I thashtë Cole Palmerit se kur të futemi në lojë, ai do asistonte unë do shënoja”, tha sulmuesi Watkins.

Kujtojmë që në finalen e madhe të Euro 2024, Anglia do të luaj ndaj Spanjës më 14 korrik./Indeksonline/