75 Mall Live Search
11:43 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Betohen 7 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë

Në Kuvendin e Shqipërisë janë betuar 7 deputetët e rinj duke marrë edhe formalisht mandatin.

Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti, janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Ata u betuan në seancën e sotme parlamentare pasi pranuan mandatin prej të cilit hoqën dorë në bllok deputetët e opozitës. 

Të shtatë ishin kandidatë vijues në listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës./tch/