Betohen deputetët e rinj të Kosovës
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë betuar sot për marrjen e mandatit të tyre të ri.
Deputetët janë betuar që si deputet të Kuvendit të Kosovës me nder dhe përkushtim do të kryejnë punën e tyre dhe do të punojnë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj, raporton Indeksonline.
Në sallë të pranishëm janë 110 deputetë për t’u betuar, teksa pika e tretë e rendit të ditës është edhe zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit./Indeksonline/