75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Katër deputetë të rinj i janë shtuar sot Kuvendit të Kosovës, pas ndryshimeve që u bën me zgjedhjen e Qeverisë së re.

Pjesë e legjislaturës së Kuvendit të Kosovës tash e tutje do të jetë, Faton Bislimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili do të zëvendësojë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Visar Hoti nga LDK-ja, i cili do të zëvendësojë zv.kryeministrin Driton Selmanaj,  Ismet Beqiri i cili do të zëvendësoje Arban Abrashin.

Po ashtu deputete e re e Kuvendit të Kosovës është Arbëresha Kryeziu nga Nisma, e cila zëvendëson zv.kryeministrin Albulena Balaj-Halimaj.

Betimi solemn i deputetëve të Kuvendit të Kosovës është i paraparë me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/