Betohen këshilltarët e 30 qershorit, konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës
Tirana ka një Këshill Bashkiak të ri.
61 këshilltarët e zgjedhur në 30 qershor janë betuar sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ndërsa kryetar i tij u zgjodh zëvendësministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Në detyrën e nënkryetarëve u zgjodhën Vjollca Braho dhe Luan Bregasi.