75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 25 Maj 2023 / AR

Betohet Izmir Zeqiri si kryetar i Zubin Potokut

Izmir Zeqiri është betuar si kryetar i ri i Komunës së Zubin Potokut në fshatin e lindjes, Çabër.

Gjatë betimit ai u shpreh se do t’i ushtrojë kompetencat si kryetar i komunës së Zubin Potokut me nder e besnikëri, raporton Indeksonline.

“Unë Izmir Zeqiri betohem ose deklaroj solemnisht që do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i komunës së Zubin Potokut me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushte për një jetë të qetë për të gjithë”, tha ai.

Ndryshe, Zeqiri ishte kandidat i PDK-së./Indeksonline/