75 Mall Live Search
11:40 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / KV

Betohet kryetari i ri i Zveçanit: Do bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë

Dragisha Miloviq është betuar si kryetar i i ri i Zveçanit. Ceremonia u zhvillua pasi Ilir Peci i PDK-së ia dorëzoi atij zyrtarisht detyrën, duke shënuar kështu edhe rikthimin e Listës Serbe në krye të komunës.

Në fjalën e tij pas betimit, Miloviq u zotua për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionalë që veprojnë në Kosovë.

“Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR me EULEX me OSBE me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL dhe juve mediave. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar të qytetarët. Kushdo që vjen këtu të mirëpritet… për të mirë të qytetarëve tanë”, ka thënë Miloqiviq, shkruan Tv Dukagjini./IndeksOnline/