Betohet Shaqir Totaj

Në seancën inauguruese të përbërjes së re të Kuvendit të Prizrenit, kanë dhënë betimin përveç kryetarit, Shaqir Totaj, edhe 37 anëtarë të ri e të vjetër të organit më të lartë legjislativ komunal nga 41 sa janë gjithsejtë.

Pas dhënies së betimit të kuvendarëve, të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryetari i ri, Shaqir Totaj, i cili ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të angazhohet maksimalisht për t’iu shërbyer denjësisht interesave të tyre.