75 Mall Live Search
13:21 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / SH

Betoni special parandaloi katastrofën e një aeroplani

Shiu i rrëmbyeshëm dhe mjegulla mbuluan qiellin e Virxhinias të mërkurën e kaluar, ndërsa një Embraer 145 me 50 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit po afrohej për ulje.

Por diçka shkoi keq. Fluturimi 4339 i United Airlines, që mbërriti nga Uashingtoni gati tri orë me vonesë, u ul shumë përpara kur mbërriti në aeroportin rajonal “Roanoke-Blacksburg” rreth orës 22:00.

“Aeroplani u përplas në sistemin EMAS dhe pasagjerët arritën të zbrisnin në mënyrë të sigurt”, tha eksperti i aviacionit Richard Levy.

Por piloti kishte një “engjëll mbrojtës” të veçantë: aeroplani u ndalua në mënyrë të sigurt në fund të pistës nga një sistem sigurie i bërë nga materiale të projektuara posaçërisht.

Një zonë sigurie e bërë nga blloqe betoni qelizore, e projektuar për të ngadalësuar dhe ndaluar një avion që kalon pistën, funksiononte në mënyrë perfekte. Zona ishte modernizuar vetëm vitin e kaluar, tha zëdhënësja e aeroportit Alexa Briehl.

Sistemi i sigurisë EMAs (Engineered Materials Arrestor System) përbëhet nga beton i gazuar special në të cilin zhytet ingranazhi i uljes së avionit dhe ngadalësohet papritur – ngjashëm me mënyrën se si frenohet në beton të lagësht./Indeksonline/