75 Mall Live Search
17:56 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Betonierja bën “nam” nëpër rrugët e Prishtinës, rrezikon veturat tjera

Një kamion që shërben për transportimin e betonit ka bërë “nam” nëpër rrugët e Prishtinës.

Mjeti transportues nuk e kishte të mbyllur si duhet tubin e shkarkimit derisa betoni është derdhur gjatë rrugës së Veternikut.

Kjo ka ndodhur derisa kishte shumë kolonë, ku veturat pas saj kanë qenë të rrezikuara.

Situata të tilla janë parë edhe më parë, ku shihet qartë nëpër rrugët e Prishtinës që betoni ka mbuluar asfaltin. /IndeksOnline/