10:29 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / Blerim

Betonjerka në Prishtinë “shtron” rrugët me çimento

Qytetarët e Kosovës vazhdimisht vazhdojnë të jenë të rrezikuar në trafikun rrugor, krejt kjo si pasojë e shoferëve të papërgjegjshëm.

Çdo ditë hasim në automjete, të cilat uzurpojnë hapësirat publike, e shkelin rregullat e komunikacionit, shkruan IndeksOnline.

Madje, një betonjerkë, sot në rrugët e Prishtinës u pa duke lëvizur, ndërsa ajo pas vetës lëshonte edhe çimento.

Video kjo e publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, e cila ndihmon edhe të identifikohet dhe të mirren masa për shkelje.