Bettel: Marrëveshja Kosovë-Serbi, e rëndësishme për paqen dhe rrugën drejt BE-së
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka thënë sot se është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë bisedimet dhe të arrijnë një kompromis, duke përmendur se marrëveshja e të dyja palëve është e rëndësishme për paqen dhe rrugën e tyre drejt BE-së.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren serbe Ana Bërnabiq, Betteli ka thënë se Serbia dhe Ballkani luajnë një rol kryesor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent, për të cilin ai tha se nuk duhet të merret si e mirëqenë.
“Marrëveshja Serbi- Kosovë është e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve. Është e rëndësishme të vazhdoni rrugën drejt BE-së dhe të siguroni paqen për vendet tuaja dhe të arrini një kompromis në mënyrë që të afroheni më shumë me njëri-tjetrin”, tha Bettel.