Beyonce dhe Jay-Z, bëjnë bashkë yjet e muzikës dhe filmit

Ahengu i Beyonces dhe Jay-Z-së pas “Oscars”-it ishte vendi i duhur për të qenë natën e së dielës.
Çifti organizoi ahengun e tretë me radhë pas ndarjes së çmimeve të akademisë vjetore, që përfshinë në listën e tyre yjet si Kanye West, Kim Kardashian, Sean “Diddy” Combs, Solange, Travis Scott, Kylie Jenner dhe Rihannan, e cila mahniti me një fustan i zi të Alexandre Vauthierit, transmeton Indeksonline.

Lista ekskluzive e të ftuarve përfshiu gjithashtu Michael B. Jordanin, Natalie Portmanin, Charlize Theronin, Jessica Alban, French Montanan, Gabrielle Unionin, Dwayne Waden, Spike Leen, Odell Beckham Jr dhe familjen Kardashian-Jenner përfshirë Kris Jennerin, Khloén, Kourtney Kardashianin.
Telefonat celularë u ndaluan, por disa pamjet nga atje arritën të shfaqeshin në mediat sociale.
“Tema e festës ishte një përfaqësim i Houstonit dhe Brooklynit, nga janë Jay dhe Beyoncé ”, tha një burim për E! News .
“Nuk ishte jashtëzakonisht ekstravagante dhe dukej sikur ata donin që të gjithë të ndjeheshin rehat”./Indeksonline/
#GoldParty
— JAY-Z Daily (@JAY_Z_Daily) February 10, 2020
The 3rd annual post #Oscars soiree, hosted by JAY-Z at the Chateau Marmont Hotel on Sunset Boulevard.
?@MatthewACherry@KarenRToliver @CandiceWilson26 @michaelb4jordan pic.twitter.com/ucWqfBxAG5
#GoldParty e começa a sair os mimos, Kardashians, Kanye, Diddy, Michael B… pic.twitter.com/sYJ9eIGDvh
— ????? (@didoulcs) February 10, 2020