75 Mall Live Search
08:41 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Beyonce dhe Jay-Z nderohen me çmimin për mbështetjen e komunitetit ‘LGBT’

Beyonce dhe Jay-Z u nderuan me çmimin ‘Gaald Media Awards’ në Los Angjelos të enjeten mbrëma.

Çifti i njohur morën çmimin e nderit për mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit ‘LGBTQ’, shkruan Indeksonline.

Dyshja e famshme shkëlqyen përkrahë njëri-tjetrit teksa u ngjitën në skenë për ta pranuar çmimin, Beyonce si çdo herë u shfaq atraktive në një fustan glamuroz derisa Jay-Z ishte i veshur në kostum të zi elegant.

Beyonce dhe Jay-Z dha edhe një fjalim inspirues për të gjithë të pranishmit, ata njihen si mbështetës të fuqishmë të ‘LGBT’ prej vitesh.

“Ndryshimi fillon duke e mbështetur njerëzit që i ke pranë, me të cilët bënë dashuri” u shpreh Beyonce.

Çifti me këtë iu bashkua yjeve të tjera si Britney Spears, Cher, Jennifer Lopez, Janet Jackson, Antonio Banderas dhe Demi Lovato, të cilët më parë janë nderuar me këtë çmim./Indeksonline/