Beyonce dhe Jay Z vendosin Meghan Markle në vend të Mona Lizës
Mbrëmë është mbajtur edicioni më i ri i Brit Awards, ngjarje e cila mori vëmendje mediatike gjithandej botës.
Një nga çmimet që u dha ishte edhe ai “Best International Group”, ku iu nda çiftit të famshëm për bashkëpunimin e tyre Beyonce dhe Jay Z.
Dyshja nuk qenë të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, por përmes një videoinçizimi kanë falënderuar të gjithë përkrahësit e tyre dhe organizatorët e kësaj ngjarjeje.
Por, ishte një detaj ai që ra në sy, piktura pas tyre, në të cilën shihej e portretizuar Dukesha Meghan Marlke, e cila ishte vendosur në vend të pikturës së famshme të Monalizës./Indeksonline/