Beyonce dhuron mijëra dollarë për familjet që rrezikojnë të dëbohen nga SHBA-ja

Këngëtarja e famshme, Beyonce ka dhuruar 500 mijë dollarë për familjet që rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre pasi mund të përballen me dëbim nga SHBA-ja.
Diva, 39 vjeçe, njoftoi iniciativën përmes faqes së saj personale, duke shpjeguar se si bamirësia e saj “BeyGOOD” është angazhuar të ndihmojë edhe gjatë pandemisë, shkruan “Daily Mail”, transmeton IndekSOnline.
“Kur u përballem me pandeminë e shkaktuar nga COVIDI-19, “BeyGOOD” krijoi një plan për të bërë një ndryshim”, citohet të kenë thënë nga stafi i këngëtares së famshme.
“Ne ndihmuam organizatat në të gjithë vendin që u siguronin njerëzve nevojat themelore si ushqimi, uji, furnizimet shtëpiake dhe testimi i COVIDIT. Ne gjithashtu siguruam mbështetje të shëndetit mendor” , kanë thënë nga fondacioni “BeyGood”./IndeksOnline/