18:11 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Beyonce duket mahnitëse në ditëlindjen e saj  

Artistja e madhe, Beyonce sot feston ditëlindjen e 37-të. Ajo bashkë me burrin e saj Jay Z për këtë ditë të veçantë kanë vendosur të shkojnë në ishullin Italian, Sardinia.

Nga atje ajo ka postuar disa foto ku shihet e veshur me një fustane rozë që e bënte të dukej shumë bukur këngëtaren, transmeton Indeksonline.

Në përshkrimin e fotove ajo e quan vitin e kaluar monumental për të, pasi që kishte lindur binjakët dhe kishte realizuar album bashkë me Jay Z.  Ajo po ashtu falënderoj fansat e saj për pozitivitetin dhe mbështetjen që i kanë dhënë asaj ndër vite.

Beyonce është njëra ndër këngëtaret me më ndikimi në botën e muzikës dhe ndër më të pëlqyerat në botë./Indeksonline/