Beyonce e ‘bezdisur’ nga veprimet e së ëmës
Marrëdhëniet nënë e bijë mund të jenë ndonjëherë të acaruara.
E kjo gjë ndodh edhe mes divës së muzikës, Beyonce dhe nënës së saj, Tina Knowles dhe kjo gjë u vu re në një postim të bërë në Instagram.
Në një video të është postuar nga nëna e Beyonce, shihet teksa ajo ia rregullon flokët këngëtares së njohur, e që kjo gjë e ka bezdisur yllin botërorë të muzikës, transmeton Indeksonline.

“Nënë kjo është shumë e bezdisshme, du të them shumë e bezdisshme”, dëgjohet të thotë Beyonce.

Në anën tjetër, babai i Beyonce, Mathew Knowles në një intervistë të realizuar së fundi deklaroj se vajza e tij ka përfituar nga ngjyra e saj e lëkurës për të pasur suksese në karrierë, gjë që kolegia e saj, Kelly Rowland e ka ‘vuajtur’ për shkak të lëkurës më të errët që ka.

Ai tha se ka shumë ‘kolorizem’ në industrinë e muzikës dhe bëhen dallime në mes të njerëzve me ngjyrë.

Ndryshe, Beyonce është nënë e tre fëmijëve nga martesa me reperin, Jay Z./Indeksonline/