75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Beyonce i bën dhuratë Katy Perry-t, pas lindjes së vajzës

Beyonce është treguar një kolege dhe mike e kujdesshme për Katy Perryn.

Këngëtarja 38 vjeçare i dërgoi një buqët me lule, artistes 35 vjeçare e cila së fundi u bë nënë.

Katy shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të falënderuar Beyoncen për dhuratën e çmuar.

“Të dua shumë Beyonce”, ka shkruar Katy në postimin e bërë.

Katy dhe i fejuari i saj, aktori Orlando Bloom u bën prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Daisy. Kujtojmë që Orlando ka edhe një djalë 9 vjeçar nga lidhja me modelen, Miranda Kerr.