15:00 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / AR

Beyonce ka ditëlindjen, kaq vite mbushi diva e muzikës

Diva e muzikës, Beyonce, sot feston 42-vjetorin e lindjes.

Ajo ka lindur më 4 shtator 1981 në Houston, Texas. ndërsa me muzikë ka nisur të mirret që në moshën 7 vjeçare, shkruan Indeksonline.

Gjatë karrierës ka marrë 22 çmime “Grammy” dhe është këngëtarja më e nominuar dhe që ka fituar më shumë çmime në “MTV Video Music Awards”.

Beyonce është e martuar me reperin Jay-Z dhe kanë tre fëmijë./Indeksonline/