Beyonce lajmëron epokën e “Rilindjes”, zbulohen detaje nga projekti gjigand

Beyoncé është rikthyer.
Diva e muzikës botërore ka njoftuar albumin e saj të ri, të titulluar Renaissance.
Albumi, i cili është i pari solo që publikohet pas gjashtë vitesh, do të publikohet me 29 korrik.
Ky projekt solo vjen pas “Lemonade”, publikuar në vitin 2016.
Ajo ka publikuar gjithashtu një album të përbashkët me Jay-Z, “Everything Is Love”, më 2018, dhe “The Lion King: The Gift”, më 2019.
Ajo publikoi një single, “Be Alive”, për kolonën zanore të filmit King Richard në nëntor të vitit 2021.

Vitin e kaluar, ajo tha për “Harper’s Bazaar” se kishte filluar të punonte për projektet e reja.
Beyonce, e cila e filloi karrierën muzikore si pjesë e grupit Destiny’s Child në 1997, përpara se të dilte solo, tha:
“Me gjithë izolimin dhe ato që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar, mendoj se ne të gjithë jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të duam dhe të qeshim përsëri. Ndjej një rilindje që po shfaqet dhe dua të jem pjesë e edukimit të kësaj ikje në çdo mënyrë të mundshme. Unë jam në studio për një vit e gjysmë.”
