75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / AR

“Beyonce më rrëmbeu”: Si një meme u shndërrua në teori konspirative?

Një meme rreth Beyonce-s që dyshohet se rrëmbente Sia-n është bërë virale. Përdoruesit e Twitter e kanë kthyer atë në një teori konspirative.

“Beyonce më rrëmbeu” bëri bujë nga një postim, i cili pretendonte se Sia kishte postuar një mesazh të fshehtë me shkronjën e parë të çdo fjale që shkruante se çka po ndodhte me të, transmeton Indeksonline.

Kjo meme nisi të merrte hov të madh për Beyoncen pas arrestimit të fundit të Sean “P Diddy” Combs me akuza për sulme seksuale, abuzime dhe trafikim njerëzor.

Pavarësisht mungesës së provave për këto pretendime, përdoruesit e Twitter filluan të tallen me teoritë, duke i shndërruar ato në një seri memesh virale./Indeksonline/