75 Mall Live Search
09:50 / E Premte, 11 Shkurt 2022 / OSH

Beyonce merr vëmendjen me imazhet e reja, tregon format e bujshme të trupit në veshje të ngushtë

Beyonce ishte ylli i një postimi të ri të shpërndarë në llogarinë Instagram të markës së saj të veshjeve “Ivy Park” të enjten.

Këngëtarja 40-vjeçare – e cila mori nominimin e saj të parë për “Oscar” të martën – mahniti me dukjen, pasi kishte veshur një xhaketë ngjyrë rozë dhe të kuqe me mëngë të gjata, të cilat ishin një produkt i kombinuar mes “Adidas” dhe “Ivy Park” për Ditën e Shën Valentinit.

“Bey Mine”, lexonte mbishkrimi i fotografive, i cili njoftoi se koleksioni “Ivy Heart” tani është i disponueshëm në faqen e internetit të “Adidas” dhe në pikat zyrtare të markës në mbarë botën, shkruan DailyMail.

28-herë fituesja e çmimit “Grammy” tronditi fansat me pamjen e saj të re, si një bionde me flokët nӕ stilin bob.

Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” kishte vënë rimel të theksuar në kapakët e syve të saj, duke nxjerrë në pah sytë e saj ngjyrë kafe.

Kostumi në fjalë i cili kushton rreth 140 dollarë – është miqësor me mjedisin dhe i bërë pjesërisht me përmbajtje të ricikluar ‘të krijuar nga mbetjet e prodhimit, p.sh. prerja e mbetjeve dhe mbetjet shtëpiake pas konsumit për të shmangur ndikimin më të madh mjedisor të prodhimit të përmbajtjes së virgjër”.

eyonce u dha fansave të saj një pamje të theksuar të linjave të trupit me fotografitë e realizuara në këndvështrime të ndryshme.

Një ditë më parë, marka publikoi gjithashtu një imazh të ri të këngëtares, të veshur me një veshje në vlerë 160 dollarë.

Në fillim të kësaj jave, Beyonce publikoi një video promovuese ku ajo shfaqi një sërë pamjesh nga koleksioni.