10:44 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Beyonce, ndalon fotot e performancës së saj gjatë memorialit të Kobe Bryantit

Fotografëve u ishte ndaluar të bënin foto të Beyoncés gjatë performancës së saj në memorialin e Kobe Bryantit, në Los Angeles të hënën.

Redaktorët në Associated Press dhe Getty Images i thanë The Post se organizatorët e veprimtarisë Staples Center të transmetuar drejtpërdrejt i ndaluan që të bënin foto të këngëtares ose fëmijëve të Bryantit, transmeton Indeksonline.

Superylli i popit filloi performancën për legjendën e Lakersit dhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, duke kënduar këngët e saj hit “XO” dhe “Halo”.

Një person i brendshëm në këtë ngjarje tha: “Është aq fyese për familjen e Kobet dhe fansat, Beyonce po kontrollon aq shumë imazhin e saj – ajo zakonisht lejon vetëm që të publikohen imazhet e zgjedhura të saj, kështu që asnjë fotograf në memorialin e Kobet nuk lejohej të bënte fotografi të saj. Me të vërtetë, në një memorial? As familja e Michael Jackson e bëri atë”.

“Një personel i Staples Center u dërgua për t’u siguruar që asnjë kamerë e vetme nuk ishte e përqendruar në skenë. Fotografët nuk mund ta besonin. Kjo nuk e ndihmon aspak imazhin e Beyoncës, e dëmton atë. Kjo e bën atë të duket si diva. Memoriali nuk kishte të bënte me të. Imazhet e vetme të 38 vjeçares që u shfaqën ishin të shkrepura nga ekranit e TV. Asnjë nga artistët e tjerë në memorial nuk e kërkoi këtë, as Christina Aguilera, as Alicia Keys. ”, vazhdoj ky burim.

Publicisti i Beyonce më parë ka shënjestruar mediat duke kërkuar që fotot “të paqarta” të këngëtares të hiqen në internet./Indeksonline/