Beyonce nderoi Tina Turner gjatë koncertit në Londër

Beyonce nderoi Tina Turner gjatë koncertit të saj në Londër të hënën mbrëma me një interpretim të hitit River Deep, Mountain High.
Video u shpërnda në rrjetet sociale nga fansat e pranishëm. Koncerti i Beyonce u zhvillua në stadiumin Tottenham Hotspur, transmeton Indeksonline.
Beyonce u bëri thirrje pjesëmarrësve që “të bërtasin që Tina të dëgjojë se ju e doni atë”.
Në faqen e saj zyrtare, Beyonce postoi një foto të dy grave teksa këndonin së bashku këngën Proud Mary në ndarjen e çmimeve Grammy./Indeksonline/