Beyonce nënshkruan marrëveshjen 100-milionë dollarëshe për 3 filma të ri

Beyonce duket se po nënshkruan një marrëveshje të madhe me studion “Disney” me të cilën ajo punoi në ribotimin e The Lion King në vitin 2019.
Këngëtarja e njohur për hitin Crazy In Love dhe Single Ladies është gati të bie dakord për një marrëveshje 100-milionë dollarëshe me kompaninë për të punuar në tri projekte të reja, transmeton Indeksonline.
Një nga projektet e para do të jetë kolona zanore për Black Panther 2, e cila do të dalë, më 2021.

“‘Disney’ ka paraqitur një marrëveshje, e cila do të sigurojë Beyoncen për 3 projekte të mëdha, duke përfshirë vazhdimin e Black Panther”, tha një burim. Do të ketë edhe dy projekte shtesë.
“Beyonce është bërë një lojtare kryesore për ‘Disney’-n dhe është përshtatja e përsosur për markën e tyre”, i tha një burim faqes.
“Ajo ka punuar në një numër projektesh për ta, duke përfshirë zërin e Nala në The Lion King dhe tani ata janë të prirur ta sigurojnë atë për më shumë projekte”.

“Pas suksesit kur Meghan Markle në filmin Elephant, ata kanë projekte të cilat përputhen në mënyrë të përsosur me markën e ‘Beyonce'”.
“Bisedimet janë ende në vazhdim, por janë detajet përfundimtare që po hidhen tani”.

Ajo së pari ka punuar për “Disney”-n më 2007 me Alice In Wonderland si pjesë e serive “Disney Dream Portret”.
Para se të bëhej një këngëtare e njohur dhe të martohej me Jay-Z, Beyonce kishte punuar më vitin 2002 në Austin Power In Goldmember. Pastaj erdhën filmat e vitit 2006 “The Pink Panther” dhe “Dreamgirls”. Më 2008 Cadillac Records dhe The Lion King./Indeksonline/