Beyonce s’lëshon ‘fronin’, një divë e vërtetë
Këngëtarja e njohur me famë botërore, Beyonce Giselle Knowles- Carter, është tejet e suksesshme në muzikë, si tekstshkruese por edhe si aktore.
Bukuroshja e lundur dhe e rritur në Houston të Teksasit, është e njohur për publikun që nga vitet 90-të me muzikën që sjell, shkruan Indeksonline.
38-vjeçarja përpos hiteve të shumta që ka sjell ndër vite, njihet edhe për pamjen e saj të freskët dhe format bombastike trupore që nuk heziton t’i ekspozojë herë pas here.

Madje ajo është një nga këngëtaret më të ndjekura në rrjetet sociale dhe secila paraqitje që bën, merr vëmendjen e gjithë publikut.

Njësoj ka bërë edhe së fundmi, ku u shfaq me një fustan, i cili vinte në pah linjat e saj trupore, e që theksonte edhe më tepër bukurinë e 38- vjeçares.
Kujtojmë se ajo është gruaja e reperit të njohur Jay-Z dhe së bashku kanë 3 fëmijë. /Indeksonline/
