75 Mall Live Search
11:42 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Beyonce nuk ka aspak kohë të lirë, Disney detyrohet ta bëjë ‘photoshop’ figurën e saj në foton e grupit

Beyonce është një nga personat më të suksesshëm dhe më të angazhuar në botë.

Agjenda e saj është aq e zënë sa që nuk mund të jetë prezente në shumë raste, madje as atëherë kur ka të bëjë me projekte të saj.

Së fundi ylli i muzikës gjeti pak kohë nga agjenda e saj e ngjeshur për të luajtur rolin e Nala-n në “The Lion King”.

Por, meqenëse është një prej personave më të zënë në planet, ajo nuk kishte kohë as të pozonte me kastin e aktorëve për fotografinë promovuese të filmit.

Kjo detyrojë produksionin e Disney-it të gjejë një zgjidhje tjetër dhe ata këtë e bënë duke vendosur 37-të vjeçaren me ‘photoshop’ në mesin e aktorëve.

“Ka shumë spekulime këtu që të gjithë të tjerët në këtë fotografi janë në të vërtetë aty, përveç Beyoncës,” shpjegoi Stephen Colbert.

“Njerëzit po spekulojnë se figura e saj u vendos me photoshop. Dhe ju jeni pranë saj – mund të na thoni nëse ajo ishte atje?”

“Ajo nuk ishte aty, por të tjerët ishin dhe pozuan me të vërtetë aty”, u përgjigj Oliver.

 “The Lion King” tashmë ka nisur të shfaqet në kinematë botërore./Indeksonline/