00:54 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Beyonce, personazhi më i pasur i 2017-ës

Si çdo vit tjetër edhe këtë herë revista prestigjioze, “Forbes”, ka shpallur listën e personazheve të famshëm më të pasur në botë për vitin 2017.

Harku kohor i qershorit të 2016-ës deri në qershorin e 2017-ës ka përcaktuar fitimet e yjeve të famshëm nga e cila ka kryesuar Beyonce.

Artistja e famshme rezulton 105 milionë dollarë të ardhura të pasqyruara pas llogaritjes së taksave dhe shpenzimeve ekstra.

Ky vit ka qenë mëse i suksesshëm për divën e muzikës dhe të gjitha këto fitime i kanë ardhur nga albumi vizual “Lemonade”, turneu botëror “Formation”, linja e veshjeve “Ivy Park” dhe partneriteti me “Tidal”.

E dyta pas saj me 69 milionë dollarë u rendit këngëtarja britanike Adele.

Temat: