75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / AR

Beyonce prezanton albumin e ri

Beyonce di si t’i shfrytëzojë momentet e saj. Këngëtarja në një reklamë gjatë “Super Bowl” ka bërë të ditur se po publikon një album të ri dhe gjithashtu ka publikuar dy këngë.

Në reklam, këngëtarja së bashku me komedianin Tony Hale mendojnë se si mund ta thyejnë internetin, transmeton Indeksonline.

Pothuajse menjëherë pas publikimi të reklamës, Beyonce njoftoi në mediat sociale se albumi i saj “Act ll” do të publikohet më 29 mars dhe lansoj dy këngët “Texas Holdem” dhe “16 Carriages”.

Për shkak se të dyja këngët kanë një tingull contry rock, pritet që ky stil të praktikohet edhe në pjesën tjetër të albumit./Indeksonline/