Beyonce-s i ndodh e papritura në ditën e Krishtlindjes

Një zjarr shpërtheu në shtëpinë e prindërve të Beyoncé në ditën e Krishtlindjeve. Kështu bëjnë të ditur mediat e huaja.
Zjarri shpërtheu në shtëpinë në Hjuston, Teksas, në orën 2 të mëngjesit të së hënës, por zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje dhe e vunë zjarrin nën kontroll “në rreth 10 minuta”.
Familja e Beyonce-s e bleu shtëpinë në vitin 1982 dhe këngëtarja jetoi atje deri në moshën pesë vjeçare./Indeksonline/