16:35 / E Hënë, 22 Maj 2023 / AR

Beyonce shefja e ëndrrave, porositi 2000 euro ushqim për ekipin e saj

Nëse menduat se nuk ka një shefe perfekte, e keni gabim! Ajo është artistja e njohur Beyoncé.

Këngëtarja ka shpenzuar 2080 euro në një restorant, gjatë turneut të saj në Murrayfield të Skocisë. Ishte 41-vjeçarja ajo e cila ushqeu të gjithë stafin me ushqim.  Këngëtarja porositi 110 hamburgera pule, duke bërë një faturë që i kalonte 2000 euro. Për t’u siguruar që i gjithë grupi i saj do të ishte i kënaqur, ajo porositi ushqim nga e gjithë menyja, duke përfshirë opsionet vegjetariane.

Ajo e bëri porosinë duke përdorur emrin e saj të vërtetë dhe jo një pseudonim.

Ja fatura me porosinë që Beyoncé bëri për stafin e saj: