Beyonce shfaqet pa grim në kopertinën e ‘Vogue Magazine’
Beyonce është ylli i kopertinës të revistës Vogue Magazine të SHBA-së.
Këngëtarja shfaqet pa make-up e veshur me një mbulesë në kokë të përpunuar me lule.
Beyonce i është dhënë kontrolli i plotë i këtij numri të revistës më me ndikim nga vet redaktori kryesor, Anna Wintour.
Pamja e mbuluar e paraqet këngëtaren të veshur me një veshje të bardhë të stilit viktorian, me një jakë të lartë, ndërsa ajo është e ulur në mënyrë elegante para një fletë të bardhë.
Pjesa kryesore e imazhit është buqeta e luleve e vendosur në kokën e Beyonce, duke sjellë një mbulesë të theksuar ngjyrash.
Beyonce duket e pa grimosur në imazh dhe perfeksionon atë me një shikim vrastarë në drejtim të kamerës.