11:00 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / AR

Beyonce shpall zyrtarisht filmin “Rilindja” pas përfundimit të turneut

Beyonce edhe zyrtarisht ka njoftuar se filmi “Renaissance” do të vije së shpejti.

Vetëm një ditë pasi qarkulluan lajmet se Beyonce po përgatit diçka ‘të madhe’ për fansat, filmi u zbulua zyrtarisht, transmeton Indeksonline.

Ajo ndau trailerin vetëm pak minuta pasi përfundoi shfaqjen natën e mbrëmshme në Missouri.

“RILINDJA: NJË FILM NGA BEYONCE flet për udhëtimin e ‘Renaissance World Tour’ që nga fillimi i tij, në hapje në Suedi e deri në finale në Misuri. Bëhet fjalë për qëllimin e artistes, punën e palodhur, përfshirë mendjen dhe qëllimin krijues për të krijuar trashëgiminë e saj”, thuhet në njoftim.

Filmi do të shfaqet me 1 dhjetor dhe biletat kanë dalë në shitje.

Më poshtë keni trailerin./Indeksonline/