Beyonce sjell projektin e ri ‘Before I Let Go’
Diva e muzikës, Beyonce ka lansuar projektin e saj më të ri.
Kënga e re mban titullin ‘Before I Let Go’ dhe do të jetë pjesë e albumit më të ri të këngëtares, shkruan Indeksonline.

Së bashku me albumin, Beyonce ka publikuar edhe dokumentarin ‘Homecoming’ i cili do të shfaqet në Netflix dhe përshinë performancat e këngëtares në festivalin Coachella të vitit 2018.
Albumi i ri i 37 vjeçares ‘Homecoming: The Live Album’ u lansua para disa ditësh dhe erdhi si befasi për adhuruesit e saj./Indeksonline/