21:43 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Beyonce zbulon prejardhjen e saj

Këngëtarja e njohur ka bërë të ditur se ajo rrjedh nga një ish-pronar skllevërish.

Në një intervistë për revistën Vogue, Beyonce tha se kishte kërkuar të di për prejardhjen e saj dhe kishte mësuar se vjen nga një pronar skllevërish, i cili ra në dashuri dhe u martua me një skllave.

“Zbulimin duhej ta thelloja edhe më tej me kalimin e kohës. Kam kërkuar se çfarë do të thotë kjo dhe jam përpjekur ta vendos këtë në perspektivë”, tha ajo.