Beyonce zbulon se çfarë fshihet pas videoklipit ‘Single Ladies’

Beyonce ka zbuluar se imazhet bardh e zi ishin zgjedhja e saj në videoklipin ‘Single Ladies’.
Këngëtarja për ‘Harper’s Bazaar’ ka thënë se fansat e mi donin që fotografitë të ishin bardhë e zi, transmeton Indeksonline.
Si rezultat i kësaj, ajo kishte lenë që i tërë projekti të shfaqet me këto dy ngjyra.
Kjo e përfshin videon për “Single Ladies”, si dhe atë të “If I Were a Boy”, dhe të gjitha veprat artistike të albumit të vitit 2008 I Am … Sasha Fierce , në të cilat shfaqen të dy këngët.
“Single Ladies” fitoi videon e vitit në MTV Video Music Awards 2009, ndërsa mori edhe shumë vlerësime të tjera./Indeksonline/