75 Mall Live Search
13:24 / E Premte, 31 Janar 2025 / H F

Bianca Censori tregon trupin në Aeroportin e Tokios përkrah Kanye Westit – veshja e modeles tërheq vëmendjen

Bianca Censori ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Aeroportin e Tokios, duke shfaqur trupin e saj në një bodysuit gri, ndërsa ishte në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Kanye West.

Çifti, që duket se po largohej nga Japonia, u fotografua nga paparacët, ku në sy ra veshja provokuese e modeles, shkruan Ok Magazine, transmeton IndeksOnline.

Bukuroshja australiane kishte flokët e mbledhura në një bun të ulët dhe kishte vënë syze të zeza, ndërsa Kanye West kishte veshur pantallona të bardha dhe një kapuç të bardhë.

Veshja e Censorit, e cila theksonte format e saj, nuk ishte një surprizë për ndjekësit, pasi Kanye West shpesh ka ndarë foto mjaft të guximshme të bashkëshortes së tij në mediat sociale.