75 Mall Live Search
23:19 / E Hënë, 06 Janar 2025 / Gj. Sh

Bianca Censorin feston ditëlindjen, Kanye West me urim të çuditshëm e filmon nudo në vaskë (Video)

Modelja e njohur australiane, Bianca Censori ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të, pranë partnerit të saj, Kanye West.

Gjithsesi, urimi i reperit amerikan nuk ka shpëtuar pa u komentuar nga mediat rozë.

Me anë të një video të postuar në Instagramin e Kanyes, Bianca shfaqet totalisht nudo në një vaskë, teksa ai shkruan: “Gëzuar ditëlindjen vogëlushe”.

The US Sun zbuloi se Ye dhe Bianca i kanë kaluar ditët e fundit duke u qetësuar në një ishull privat ku kanë festuar Vitin e Ri.

Videot e mediave sociale treguan Kanye duke performuar si DJ një koncert intim, ku ai madje luajti një këngë të Taylor Swift – pavarësisht rivalitetit të tyre të vazhdueshëm.