22:34 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / C E

Bianor Neto largohet nga Llapi

Bianor Neto nuk do të jetë më pjesë e Llapit.

Klubi nga Podujeva njoftoi këtë të hënë për ndërprerjen e bashkëpunimit me brazilianin.

Ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Neto ishte pjesë e llapjanëve nga viti 2021. Ai në total regjistroi 72 paraqitje, shënoi 11 gola dhe kontribuoi me pesë asistime gjithashtu.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

“KF Llapi njofton opinionin dhe tifozët se me marrëveshje të dyanshme me lojtarin Bianor Neto kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit.

Neto u transferua tek ne në vitin 2021 nga skuadra e FC Shkupi, teksa përgjatë dy viteve (2021-2023) u paraqit për ekipin tonë në gjithsejt 72 ndeshje (58 Kampionat, 11 Kupë, 2 Superkupë dhe 1 Konferencë Ligë).

Gjatë periudhës dy vjeçare me ekipin tonë, Neto arriti shifrën e 11 golave dhe 5 asistimeve.

Klubi e falënderon futbollistin Neto për angazhimin dhe kontributin e dhënë si dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.

Thank you, NETO 33”.