Bibloteka “Pjetër Bogdani” blen fletore në vlerë prej 900 eurosh
Bibloteka kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka vendosur të blejë fletore për shënime me llogo, shkruan Indeksonline.
E furnizimi me fltore me llogo të BKK-së, këtij institucioni i ka kushtuar hiç më pak 900 euro.
Kështu u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi në KRPP.

Titulli i kontratës është “Furnizim me fletore – notesa me mbishkrim dhe llogo të BKK-së” ishte paraparë që të kushtonin 990 euro, shkruan Indeksonline.

Kompania “EUROPRINTY” SHPK e ka fituar tenderin duke ofruar këtë furnizim për 90 euro më lirë.

Për këtë nevojë të Biblotekës Kombëtare shpenzimet janë hequr nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës./Indeksonline/