‘Biçikleta’ nga Ferizaj udhëton drejt Gjermanisë, në festivalin ndërkombëtar të filmit
Në kuadër të edicionit jubilar të 20-vjetorit të International Cycling Film Festival, i cili po mbahet nga 19 deri më 21 mars 2026 në Herne, po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ferizaj.
Gjatë këtij festivali, artistja Antika Veseli dhuroi pikturën me titull “Biçikleta”, në emër të festivalit Ferfilm Fest. Ky akt simbolik u realizua në kuadër të bashkëpunimit kulturor dhe artistik mes dy festivaleve.
Në këtë ngjarje ndërkombëtare po marrin pjesë Sabri Pajaziti, në cilësinë e anëtarit të jurisë, si dhe Genta Sefa, Shkëlqim Ymeri dhe Antika Veseli.
Ky gjest përfaqëson një urë miqësie dhe bashkëpunimi kulturor, duke promovuar artin dhe filmin nga Ferizaj në skenën ndërkombëtare, si dhe duke forcuar lidhjet mes komuniteteve artistike.

